Ekulibër dhe dinjitet në fushë, Orges Shehi nuk do asnjë peng ndaj Besiktas-it: Të tregojmë vlerat që kemi

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, është shfaqur sot në konferencë për mediat, duke folur për ndeshjen e turit të dytë të Conference League ndaj Besiktas-it.

“Kërkojmë ta nisim nesër ku e lamë ndeshjen atje, por sigurisht duke përmirësuar episodet se ato janë që bëjnë diferencën. Sa i përket çbilancimit, i kërkoj skuadrës që të ketë ekuilibër, se në futboll si në jetën e përditshme, ekuilibri është i rëndësishëm dhe në këtë vazhdë është i rëndësishëm. Kjo është komplet e kundërta e asaj që duam të bëjmë, por që të luajmë me personalitet e dinjitet, që të tregojmë vlerat individuale e të klubit, në mënyrë që diferencat të jenë sa më të vogla në fushë.

Kjo është përballje me dy takime, çdo skuadër bën maksimumin në të dytën që të kthejë rezultatin në favor. Por gjithsesi shanset duhet të kalojnë nëpërmjet lojës, ka situata në ndeshje që të afron apo largon nga objektivi. Do të futemi në fushë në mënyrë të tillë që pengjet të jenë sa më të vogla. Në një ndeshje futbolli, nuk ka trajner që të mos ketë pengje pas saj”, tha Shehi në konferencë për shtyp.

Related posts

Akte dhunυ gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani, Komisioni i Disiplinës përjashton dy tifozë nga stadiumet (EMRAT)

Finale mbijetese përballë Teutës, “Tirona Fanatics” me lajmërim të rëndësishëm dy ditë përpara ndeshjes (POSTIMI)

Partneri i saj shënoi golin vendimtar të Interit, modelja shqiptare feston në tribunën e “San Siros” (video)