Eksperti amerikan bën zbulimin e bujshëm: Kjo është kura për koronavirusin/ Ja ku mund ta gjeni

Dr Michael Holick, një ekspert në SHBA publikoi së fundmi një studim i cili zbuloi se nivelet e mira të vitaminës D mund të zvogëlojnë rrezikun e infektimit me Covid-19 me 54%.

Sipas studimit, pacientët me nivele të mjaftueshme të vitaminës D kanë më pak të ngjarë të preken nga koronavirusi, dhe ka më pak të ngjarë të vdesin prej tij.

Pacientët mbi 40 vjeç, që kishin nivele të mjaftueshme të vitaminës D kishin më shumë se 51% më pak të ngjarë të vdisnin sesa pacientët që kishin mungesë të saj. Holick shtoi se vitamina mund të ndihmojë gjithashtu kundër viruseve të tjera që prekin traktin e sipërm respirator.

“Për shkak se mungesa dhe pamjaftueshmëria e vitaminës D është kaq e përhapur tek fëmijët dhe të rriturit, veçanërisht në muajt e dimrit, është e rëndësishme marrja e një shtese të vitaminës D për të zvogëluar rrezikun e infektimit dhe komplikacioneve nga Covid-19 .”, tha Holick.

Pyetja që lind natyrshëm atëherë është se çfarë mund të hamë që të furnizojmë trupin tonë me vitaminën D, vitaminën e diellit? Një dietë e pasur me vitaminë D është faktori i dytë mbrojtës. Ushqimet e pasura me këtë vitaminë janë merluci, qumështi dhe drithërat e fortifikuar me vitaminë D, peshku ton, peshku shpatë dhe salmoni, lëngu i portokallit, sardelet, mëlçitë e vicit dhe kërpudhat.

Related posts

Pamje RRËQETHËSE kur ushtarët rus dhe ukrainas nderojnë njëri-tjetrin pak para vdekjes/ “Ju ishit luftëtari më i mirë në botë” (VIDEO)

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit për sot, 29 nëntor 2024

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”/ Shokët e skuadrës së Dinamos surprizojnë Luisin në spital që u plagos nga vrasja e Martin Canajt