Ekspertët e Reformës Zgjedhore mbyllin amendamentet/ Kodi të hënën në Kuvend

Ekspertët e Reformës Zgjedhore i kanë dhënë dorën e fundit amendamenteve të Kodit Zgjedhor. Sipas formulës se dakordësuar për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, opozita jashtëparlamentare do të rikthehet në Parlament me të drejtë përzgjedhjeje dhe përjashtimi të kandidaturave.

Zgjedhja për kryekomisionerin do të vijë nga komisioni që do të ngrejë Kuvendi, dhe ku do të zgjidhen përmes disa kandidaturave 3 emra. I dërguari i posaçëm i PD-së në këtë komision do të ketë të drejtën të skualifikojë një emër nga lista. Kuvendit do t’i duhen 84 vota për të zgjedhur mes dy alternativave të mbetura. E kundërta do të ndodhë me nënkomisionerin, i cili do të jetë një njeri i opozitës, me detyrën specifike të zbatimit të teknologjisë.

“Do të jetë opozita që do të zgjedhë tre emra nga lista e kandidatëve dhe Kuvendi do të skualifikojë një. Më pas kalohet në votim mes dy emrave të mbetur”

Formula vjen me votim në bllok për rregullatorin dhe KAS, në raportin 3 me 2.

Nga ana tjetër, kodi parashikon kufizime për Qeverinë në shfrytëzimin e aseteve publike, apo dhe rritjen e rrogave dhe pensioneve përpara zgjedhjeve.

“Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve ndalohet dhënia e benefiteve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, etj.”

Në nenin 12 është vendosur që shqiptarët e diasporës që janë të regjistruar të jenë në një zonë unike, atë të qarkut të Tiranës, por njësoj si për teknologjinë, i lihet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve realizimi i votës së emigrantëve.

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 gusht 2024