Eksperienca e parë në Kupat e Europës ishte Laçi, zbulohet arbitri i ndeshjes Shqipëri-Kili (EMRI)

Luca Pairetto

UEFA ka caktuar italianin Luca Paireto që do të ndajë drejtësinë në miqësoren ndaj Kilit, e cila shënon ndeshjen e tij të parë si kryesor në duele të Kombëtareve A. Nga sezoni 2020-2021, arbitri italian ka gjykuar 117 ndeshje në Serie A, ndërsa në arenën europiane ka drejtuar shumë pak.

Një ndeshje zyrtare në Conference League, një në kualifikueset e Championsit, dhe tre në kualifikueset e Conference League, ku njëra nga përballjet ka qenë mes Iskrës dhe Lacit në raundin e parë, përfunduar 0-1 për kurbinasit dhe ishte e para për italianin në arenën europiane.  UEFA e sheh si një arbitër i cili mund të bëjë mirë në arenën ndërkombëtare në të ardhmen. Giorgio Peretti dhe Stefano Alasio do të jenë asistentët e tij, ndërsa arbitër i katërt është vendosur Mateo Marketi.

Related posts

Nuk kanë fund telashet për Tiranën, gjobë nga Komisioni i Disiplinës dhe detyron të paguajë pagat e ish-lojtarit

Stërvitje surprizë te Partizani, sulmuesi i Kombëtares në pritje të një thirrjeje nga Silvinjo! (FOTO)

“Nuk më frikëson as Dinamo asnjë prej skuadrave të tjera”/ Vioresin Sinani “nxjerr muskujt” në media: Kemi cilësi për të pretenduar çdo trofe