EKSKLUZIVE/ U afrua me bujë në merkato, Vllaznia nis bisedimet për prishjen e kontratës me lojtarin

Kasius Vinicius Koelho duket se është largimi i parë nga Vllaznia pa nisur ende kampionati. Qendërmbrojtësi brazilian, i ardhur me bujë në Shkodër dhe për më tepër i planifikuar për të qenë titullar, mësohet se ka zhgënjyer totalisht stafin dhe është arritur një marrëveshje për prishjen e kontratës.

Burime në klubin shkodran tregojnë ekskluzivisht për “Panorama Sport” se me lojtarin dhe agjentin e tij prej ditësh po diskutohet ndërprerja para kohe e marrëveshjes. Dje 25-vjeçari nuk ka udhëtuar me skuadrën për miqësoren ndaj Tiranës. Të njëjtat burime i thanë gazetës se nuk bëhet fjalë për ndonjë problem fizik të futbollistit, por për një largim të tij.

Në orët e ardhshme do të mësohet edhe zyrtarisht për zgjidhjen e kontratës mes palëve. Mësohet se Kasius ka ardhur disa kile mbipeshë dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit Tomas Brdariç. Në këto kushte, ai e ka nxjerrë jashtë planeve.

Ndërkohë, në miqësoren e djeshme munguan edhe disa lojtarë të rëndësishëm për Vllazninë, por në ndryshim nga braziliani, ata nuk ishin të gatshëm për trajnerin për shkak të problemeve fizike. Bëhet fjalë për lojtarët me tipare sulmuese A.Hoxhaj, Mandiangu dhe Sidorenko. E njëjta gjë edhe për mesfushorin Florind Bardulla.

Related posts

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës

Ballkani bën “bingo”, transferon lojtarin i dalë nga akademia e Vllaznisë (POSTIMI)