EKSKLUZIVE/ Tirana “FLAKË” në merkato, drejt rikthimit dy ish-lojtarë! Gentian Selmani drejt firmës me bardheblutë

Rinovimi i Orges Shehit ishte hapi i parë i ndërtimit të një skuadre për kupat e Europës. Tashmë me stolin e sigurtë, te bardheblutë ka nisur puna për pikasjen e lojtarëve që do të përforconin skuadrën. Tekniku durrsak i ka të qarta idetë e tij dhe lojtarët që kërkon t’i trajnojë në sezonin e ardhshëm. Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se bardheblutë kanë mbyllur marrëveshjen me dy lojtarë.

Bëhet fjalë për Kainan dhe Erdenis Gurishtën. Jo vetëm kaq, mësohet se klubi bardheblu është drejt firmës me dy ish-lojtarë si Erjon Hoxhallari dhe Albi Doka. I pari ka mbyllur aventurën në Rumani me skuadrën e UTA Arad, ndërsa ekipi ku aktivizohej Doka si Budapest Honved ka rënë në një kategori më poshtë. Të dy lojtarët kanë shprehur dëshirën për t’u rikthyer te Tirana. Në portë emri që po përflitet për vendin e Visar Bekaj-t është Gentian Selmani, ish-portieri i Lacit.

Related posts

Flamurtari në krizë rezultatesh? Ribaj tregon arsyet: Pësojmë nga pakujdesia në minutat e para

Flamurtari mban gjallë shpresat për mbijetesë, pikë me vlerë ndaj Vorës (video)

Alarm te Besa! Mungesat tronditin favoritët para betejës me Lushnjën