(EKSKLUZIVE) Së shpejti Bora Zemanin dhe Donald Veshajn do t’i shohim në një serial!

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë gjithnjë në qendër të vëmendjes, sigurisht për punën e tyre në programet përkatëse, por edhe për lidhjen e tyre që po e jetojnë publikisht si asnjëherë më parë këto kohë.

Deri më tani megjithatë, përveçse në rolet si i ftuar dhe intervistues në “Më lër të flas”, nuk i kemi parë në një projekt televiziv së bashku (ok përveç edhe episodit në Big Brother) por mesa duket kjo do të ndodhë së shpejti.

Burime pranë “News31” kanë konfirmuar se Bora dhe Donaldi do të jenë pjesë e një seriali që në fakt do të jetë i krijuar nga vetë ata. Nuk dihen ende detaje për llojin e serialit dhe ku do të shfaqet, megjithatë pritet të mësojmë më shumë së shpejti.

Pra, tanimë përveç “serialit” që u bë historia e tyre e dashurisë, tani do të kenë një serial të vërtetë. Mezi e presim…

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)