EKSKLUZIVE/ FSHF kërkesë qeverisë, do rikthimin e tifozëve në stadium. Ja për cilat ndeshje

Në një kohë që fut bolli vendas po bojkoton apo edhe që sportet e tjera janë në pritje të një vendimi të qeverisë që të lejojë aktivitetet sportive në ambientet e mbyllura (pallatet e sportit apo palestrat sportive), Federata Shqiptare e Futbollit tenton që të ecë me hapin e UEFA-s.

Kjo e fundit, me anë të një vendimi disa ditë më parë ka njoftuar se të gjitha federatat kanë mundësinë që në ndeshjet ndërkombëtare si dhe ato kombëtare, të mund të rikthejnë tifozët në shkallët e stadiumeve. Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar se FSHF e ka ndjekur këtë njoftim dhe lejim të UEFA-s, për t’iu drejtuar qeverisë me një kërkesë që diçka e tillë të ndodhë edhe në vendin tonë.

TIFOZË NË NËNTOR?

Shqipëria luajti në Kazakistan dhe do të luajë nesër në Lituani, ndeshje të vlefshme për Ligën e Kombeve. Teksa dy ndeshjet e tetorit janë në transfertë, në muajin nëntor, kuqezinjtë do të luajnë në Tiranë kundër Kazakistanit (15 nëntor) dhe Bjellorusisë (18 nëntor). Për këtë, FSHF i ka bërë një kërkesë qeverisë nëse do të lejojë që për ndeshjet e Kombëtares, në stadiumin kombëtar “Air Albania” të jenë të pranishëm 30% e kapacitetit të përgjithshëm. Në bazë të një kapaciteti maksimal prej 22 000 vendesh, kërkesa për 30% spektatorë korrespondon me 6600 të pranishëm. UEFA në vendimin e Komitetit Ekzekutiv të saj të disa ditëve më parë saktësonte se me gjithë këtë leje, vendimi final për rikthimin e pjesshëm të tifozëve u takon të gjitha qeverive të vendeve respektive.

TESTIMI

UEFA e bëri këtë testim në ndeshjen e vlefshme për Superkupën e Europës. Përballja mes Bajernit dhe Sevijas u luajt me praninë e tifozëve të cilët ishin në vetëm 30% të kapacitetit të stadiumit “Puskas Arena” në Hungari. Teksa futbolli është me sytë nga qeveria për plotësimin e katër kërkesave, tanimë FSHF pret një tjetër përgjigje nga ekzekutivi për të lejuar kthimin e tifozëve në shkallët e stadiumit për ndeshjet e nëntorit që do të luajë Kombëtarja.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)