EKSKLUZIVE/ Erzeni po mendon shpejt për trajnerin e ri, nis bisedimet me teknikun 41-vjeçar (FOTO)

Xhevahir Kapllani nuk do të jëtë më trajner i Erzenit. Ashtu siç u lajmërua mbrëmjen e së enjtes klubi shijakas ka bërë me dije mbylljen e bashkëpunimit mes palëve.

Në tetë ndeshjet e fundit, ekipi shijakas ka regjistruar 5 humbje dhe 3 barazime e tashmë është vetëm 3 pikë larg zonës së ftohtë ku momentalisht ndodhet Bylisi që në ndeshjen e fundit në Durrës triumfoi pikërisht ndaj skuadrës shijakase.

Burime për Klikoje Sport konfirmojnë se klubi është në bisedime me trajnerin turk Volkan Demirel. Ish-portieri i Fenerbahces dhe përfaqësueses së Turqisë ishte prezent në “Niko Dovana” për të ndjekur nga afër ekipin e Erzenit. Drejtori sportiv Ervis Xhafa ka nisur bisedimet me 41-vjeçarin për të bindur turkun të drejtojë Erzenin në këto tri ndeshje dhe në sezonin e ardhshëm.  

Vetëm disa muaj më parë Volkan Demirel ishte trajner i Hatayaspor, por u largua për shkak të tërmetit famëkeq që preku atë qytet me klubin që vendosi të mos luante më pjesën e mbetur të kampionatit.  

Related posts

Aston Villa denoncoi Skënderbeun në UEFA për racizëm, vjen menjëherë reagimi nga klubi korçar (POSTIMI)

Telashe për Skënderbeun, Aston Villa denoncon Skënderbeun në UEFA (ARSYEJA)

Ekipi i Superiores mbetet pa stadium, ndeshja e fundjavës mbetet pezull