EKSKLUZIVE/ Erjon Hoxhallari larg Superiores, mësohet e ardhmja e ish-kapitenit të Tiranës

Erjon Hoxhallari

Largimi i Erjon Hoxhallarit nga Tirana ishte e papritur. Revolucioni bardheblu  ka nisur nga kapiteni i ekipit, me palët që kanë ndarë kështu rrugët mes tyre. Në mediat e shkruara është përfolur shumë për një transferim te Vllaznia, madje Partizani, Dinamo dhe Elbasani kishin shfaqur interes për të.

Klikoje Sport ka mësuar se Hoxhallari do të transferohet në Poloni, në ligën e dytë, për momentin emri i klubit nuk bëhet i ditur. Paga e Erjon Hoxhallarit në Poloni do të jetë 100 mijë euro në vit, një shifër e kënaqshme për lojtarin që ka preferuar të largohet nga Shqipëria.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)