E FUNDIT/ Shkëmbi-Tirana, vendoset e ardhmja e trajnerit

Ekipi

Ditën e mërkurë është planifikuar një tjetër raund bisedimesh mes Refik Halilit dhe Bledi Shkëmbit. Mësohet se palët do të diskutojnë për të ardhmen.
Tiranës në këtë moment i janë larguar pesë futbollistë, shumica e tyre titullarë të skuadrës bardheblu dhe në dyshim janë edhe disa të tjerë.

Ekipi i Tiranës po bëhet gati për fazën përgatitore. Mësohet se faza përgatitore do të bëhet në fillim në Korçë, më pas në Greqi. Përgatitjet pritet të nisin më 1 korrik. Te Tirana në qetësi janë larguar disa lojtarë gjatë kësaj vere. Bëhet fjalë për futbollistë titullarë dhe jo vetëm. Ka edhe nga ata që janë në fund kontrate.

Tashmë është e ditur që Fatmir Prengaj, Romeo Harizaj dhe Admir Bajroviç e kanë mbyllur me Tiranën. Edhe Edison Ndreca kaloi te Prishtina, pa harruar edhe largimin e kapitenit Florjan Përgjoni. Po kështu, lojtarë si Mici dhe Selmani, e kanë mbyllur kontratën dhe presin rinovimin.
Gjithsesi, duke parë situatën që firma nuk ka, gazeta ka llogaritur lojtarët që janë nën kontratë dhe mund të bëjnë formacionin bardheblu. Bëhet fjalë për një 11- she që në letër është shumë e fortë. Madje, Tirana ka edhe disa lojtarë rezervë. Në pamje të parë, ekipi është i mirë, por skuadra duhet të përforcohet në reparte të caktuara që të ketë alternativa të mundshme.

LEXO ME SHUME:Nuk është Bashkia por impianti, edhe kundërshtari i Vllaznisë do të ndërrojë qytet për ndeshjen e Conference League

Related posts

Skuadra po e priste për ndeshjen, futbollisti shqiptari jep fund jetës, hidhet nga kati i 8-të i restorantit (Mesazhi misterioz që i dërgoi klubit)

Nuk është Bashkia por impianti, edhe kundërshtari i Vllaznisë do të ndërrojë qytet për ndeshjen e Conference League

“Ta mbyllim kualifikimin në shtëpi”, trajneri i Nomme Kalju sfidon Partizanin: Kam mundur Crvena Zvezdën