“Ekipet e tjera duhet të kënaqen po na morën pikë”, Nevil Dede ia bën të qartë lojtarëve të Elbasanit: Ne kemi vetëm një qëllim, suksesin!

Nevil Dede, trajneri i AF Elbasanit ka folur në prag të takimit që skuadra e tij do të zhvillojë ditën e enjte  ndaj Vorës. Tekniku 48-vjecar e di potencialin e kundërshtarit, por mesazhi i tij është i qartë, të kënaqë tifozët dhe drejtuesit e klubit me një fitore.

“Do të jetë një përballje e bukur, Vora është një skuadër serioze, porn ë fund ne do të mundohemi të kënaqim tifozët dhe drejtuesit e klubit. Për sa i përket ndeshjes ndaj Kastriotit është një kapitull i mbyllur, kemi nxjerrë konkluzionet tona si të mira ashtu edhe të këqija. Ne pretendojmë që kemi një skuadër të mirë, jam krenar për skuadrën që drejtoj. Të gjithë ekipet duhet të kënaqen po morën rezultat kundër nesh. Ne kemi vetëm një qëllim, suksesin dhe objektivat që kemi thënë në fillim të sezonit.

Related posts

Shkodër

Akuza për lojën dhe humbjen, në Shkodër shpërthejnë ndaj klubit

Isaac Lawal Afolabi

Laçi konfirmon afrimin e parë në merkato, prezanton mbrojtësin nigerian (FOTO)

"Final Four”

FSHF ndryshon skemën e Final-Four, zbulohen propozimet për sezonin e ri