“Ejani mblidhuni bashkë me ne!” Naftëtarët e Ballshit marshojnë drejt bashkisë/ 10 të ngujuarit në ditën e 15 të grevës së urisë

“Punë, pagë dhe perspektivë”. Me këto parullë, me dhjetëra naftëtarë të Ballshit të mbështetur edhe nga familjarë të tyre, kanë nisur një marshim drejt Bashkisë, ku kanë paralajmëruar se do të bllokojnë rrugën para institucionit.

Gjatë marshimit nuk munguan edhe thirrjet “Ejani mblidhuni këtu këtu, bashkë me ne!”

Ndërkohë në qendrën shëndetësore të uzinës së Ballshit vijojnë të jenë të ngujuar 10 grevistët, që këtë të hënë kanë hyrë në ditën e 15 të grevës së urisë.

Gjendja ne tyre shëndetësore sa vjen e rëndohet. Një ditë më parë tre prej u transportuan në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa pjesa tjetër po vetëmjekohen me ilaçet që u sjellin familjarët.

Kërkesat e naftëtarëve mbeten të njëjta, marrja e pagave të prapambetura dhe një garanci nga shteti dhe kompania për rinisjen e punës në Uzinë, i vetmi burim që u siguron të ardhura për të mbajtur familjet e tyre.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025