Einxhelit nuk “i ndahet shpirti” nga “BBV”/ Thumbon Ilir Shaqirin (FOTO)

Einxhel Shkira është një nga vajzat që di mirë si t’i trazojë ujërat pa folur në mënyrë direkte. Së fundmi ajo ka ndarë disa foto nga periudha para shtatzënisë si dhe nga ato ditët e fundit para hyrjes në “Big Brother”. 

Sa nga ju e mbajnë mend hyrjen e Einxhelit në “Big Brother” me modelin e flokëve me rasta? Shumë e gjykuan, për shkak të modelit jo fort të zakontë me gërsheta, por edhe shumë njerëz e kanë pëlqyer, mbase duke parë tek Einxhel, diçka që vetë nuk mund ta bënin dot. 

E kështu shkruan edhe Einxhel në një nga postimet e saj kur shprehet se: “Eh gërshetat, sa shumë më urryen për egërsinë e tyre, e sa shumë më deshën se ju duk ndryshe. E çuditshme si një model flokësh mund të të definojë opinionin mbi dikë, apo të paragjykohet aq shumë, sa të të vështirësojë jetën…”

Në fakt ndjekësit e rregullt të edicionit të parë të “BBV”, e mbajnë mend deklaratën e Ilir Shaqirit, kur shprehte se fillimisht e kishte paragjykuar Einxhelin, dhe nuk e duronte dot, për shkak të modelit të saj të flokëve.

“Unë kisha krijuar një opinion negativ për vajzat me rasta”- shprehej Ilir Shaqiri, i cili më vonë zgjodhi të vlerësojë Einxhelin për zgjuarsinë e saj. 

Gjithsesi, Einxhel edhe sot pas një viti zgjodhi ta kujtonte këtë, duke thumbuar Ilirin.

Related posts

Pas Big Brother Vip, Ilnisa Agolli anëtarësohet në Partinë Socialiste?! Ja fotot pas “Lali Erit” dhe Lindita Nikollës!

Incident apo e qëllimshme?! Alba e “Përputhen” del në emision me fustanin transparent, tregon më shumë seç duhet! (FOTO)

Ish-banori i BBV kapet me drogë/ Policia e arreston menjëherë (FOTO)