Partizani pa identitet, bllokohet ndaj Vorës, Egnatia-Vllaznia krijojnë spektakël (video)

Egnatia

Java e 10-të e Abissnet Superiores është mbyllur me dy takime interesante. Egnatia-Vllaznia, një ndeshje e zjarrtë në Rrogozhinë mes dy skuadrave pretendente për kreun përfundoi me rezultatin 2-2. Vllaznia e nisi mirë takimin, kur në minutën e 43’, Sherif Kallaku, shënoi një kryevepër, duke mos i lënë asnjë mundësi Dajsinanit pavarësisht dëshirës për ti ndryshuar udhën topit.

Në pjesën e dytë, Egnatia hyri me një qasje ndryshe, dhe në të 63-tën, Pohls gabon, dhe Jahaja shënon duke barazuar takimin. Balaj kaloi edhe një herë tjetër në avantazh ekipin shkodran duke u treguar i saktë nga penalltia, ndërsa Haime barazoi rezultatin me një kryevepër nga goditja e dënimit. Vllaznia kryeson me 20 pikë nën shoqërinë e Elbasanit, ndjekur nga Egnatia e vendit të tretë në kuotën e 19 pikëve.

Nuk ka fitues në takimin Vora-Partizani, përfunduar 0-0. Dy ekipe që po kërkojnë të rigjejnë identitetin për të dalë nga momenti i keq. Ndeshja u karakterizua nga ekuilibri dhe mungesa e rasteve të pastra për shënim, ndërsa të kuqtë nuk arritën të shfrytëzonin dominimin territorial. Vora, nga ana tjetër, tregoi disiplinë dhe organizim të mirë në mbrojtje. Partizani me këtë barazim mbetet në vendin e tetë me 9 pikë, ndërsa Vora ndodhet në vendin e shtatë me 11 pikë.

Related posts

“Penalltia? E diskutueshme…”/ Gvozdenoviç hedh dyshime pas humbjes: Ishim pafat, nga mungojnë disa lojtarë

“Ndryshoi fryma e grupit” / Ilir Daja zbulon çelësin e rikthimit të Dinamos: Pas golit të pësuar nuk u frikësuam

“Nëndetësja” del në sipërfaqe, Bregu lider, Dinamo dominon dhe i jep “goditje” direkte Elbasanit