HIDHET SHORTI/ Ja kush janë dy gjysmëfinalet e “Final Four” që u caktuan nga goglat

Egnatia

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani, katër ekipet pjesëmarrëse në “final-four”, kanë mësuar rrugën e tyre drejt titullit kampion. Këtë të hënë, në “Air Albania”, në stadiumin ku do të zhvillohen ndeshjet e fundit të këtij sezoni, janë përcaktuar dy çiftet gjysmëfinaliste me anë të shortit. Egnatia luan me Partizanin, ndërsa Vllaznia do të luajë me Dinamon.

KALENDARI

Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar datat e zhvillimit të ndeshjeve të fazës “Final 4”, ku do të përcaktohet kampioni i edicionit 2024/2025 të “Abissnet Superiore”, si edhe skuadrat që do të marrin pjesë në kualifikueset e UEFA Conference League.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Arena Kombëtare”, në periudhën 4–12 maj 2025. Gjysmëfinalja e parë do të luhet më 4 maj, ndërsa gjysmëfinalja e dytë më 5 maj. Finalja për vendin e tretë/katërt është planifikuar për datën 9 maj, ndërsa finalja për titullin kampion do të luhet më 12 maj. Pas përfundimit të kampionatit të rregullt, u përcaktuan edhe vazot e ekipeve për Final Four, ku Egnatia dhe Vllaznia janë pjesë e vazos së parë, ndërsa Dinamo City dhe Partizani janë pjesë e vazos së dytë.

Shorti për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste do të hidhet më 29 prill, në ora 12:00 në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Të katër skuadrat e kualifikuara do të përfitojnë shpërblime sipas rregullores së aktivitetit. Ekipi kampion, përveç shpërblimit financiar, do të sigurojë edhe pjesëmarrjen në turin e parë kualifikues të UEFA Champions League, ndërsa tre ekipet e tjera do të marrin pjesë në raundin e parë kualifikues të UEFA Conference League.

LEXO ME SHUME:ZYRTARE! Përsëritet dështimi epik i Final Four, një ndeshje vendimtare do të luhet…

Related posts

“Të lutem, e di çfarë pyetje do më bësh”, Ardian Mema thuajse në lot për sfidën ndaj Tiranës; Kam jetën te ai ekip, kam një ngarkesë…

“Skënderbeu do të rikthehet”, Ardian Takaj reagon pas rënies në Kategorinë e Parë: Ju meritoni më shumë, ju kërkoj ndjesë të gjithëve

“Deri më datë 5 do jemi gati”, Skënder Gega për shortin me Egnatian dhe situatën te Partizani: Asgjë personale me lojtarët…

1 comment

Ermal Barushi sfidon Vllazninë: Short i mirë, duam të fitojmë... 29/04/2025 - 11:58
[…] LEXO ME SHUME:HIDHET SHORTI/ Ja kush janë dy gjysmëfinalet e “Final Four” që u caktuan nga goglat […]

Comments are closed

Add Comment