Goli i Egnatias shkon përtej Adriatikut, “Gazzeta dello Sport” shkruan për realizimin e Haimes: Tunel, thembër dhe… (video)

Egnatia

Egnatia-Vllaznia dhuroi një moment me të vërtetë të veçantë në minutat e fundit të saj, golin spektakolar me goditje dënimi të realizuar nga Haime. Një gol i veçantë për mënyrën se si u ekzekutua gjuajtja, pasi Aleksi dhe Haime bënë një skemë që mashtroi mbrojtjen e shkodranëve me topin që pastaj u godit dhe përfundoi në rrjetë.

Videoja e këtij goli është shpërndarë në rrjetet sociale jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj, duke përfunduar edhe në mediat e mëdha ndërkombëtare. Edhe italiania “Gazzetta Dello Sport” ka publikuar shpikjen e dyshes së Egnatia-s për golin që barazoi shifrat në 2-2.

“Skemë e paparë në goditje dënimi: tunel shokut të skuadrës, thembër dhe gol në trekëndësh”, shkruante gazeta e njohur italiane në faqen e saj të internetit ku shfaqte videon e realizmit të golit.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)