Goli i 10-të shënuar ndaj Elbasanit dhe lojtari i ndeshjes, Regi Lushkja “shënjestron” Këpucën e Artë: Le të…

Regi Lushkja

Egnatia vazhdon marshimin e saj drejt titullit, duke regjistruar një tjetër fitore në Kategorinë Superiore. Kampionët në fuqi mposhtën Elbasanin në një ndeshje dramatike, e cila u vendos në minutat shtesë. Regi Lushkja hapi serinë e golave në pjesën e parë, ndërsa Leo Melo vulosi suksesin me një finalizim të saktë në minutën e 91-të. Për verdheblutë, i vetmi që la shenjë ishte Tsague, i cili shkurtoi diferencën në fund, por pa mundur të ndryshojë fatin e sfidës.

Takimi nisi me një ritëm të lartë, me të dyja skuadrat që tentuan të marrin kontrollin e lojës. Elbasani u tregua më kërkues në minutat e para, duke rrezikuar portën e Egnatias me një goditje të rrezikshme nga Ibrahim, por pa sukses. Në minutën e 19-të, verdheblutë fituan një penallti pas një prekjeje të topit me dorë nga Dylis. Tsague mori përsipër ekzekutimin, por portieri Dajsinani u shndërrua në hero duke ndalur gjuajtjen dhe duke mbajtur portën të paprekur.

Mesfushori i Egnatias, Regi Lushkja realizoi golin e parë të sfidës dhe deri në minutën e 90-të ishte ai që po bëntë heroin për rrogozhinasit.

“Sigurisht çdo sezon unë kam objektivat e mia personale. Jam shumë i lumtur që kam shënuar 10 gola dhe që kemi një ecuri të mirë me ekipin. Në aspektin personal nuk e kam përjetuar një lloj ecurie në karrierën time, është një privilegj dhe një gjë shumë e mirë për mua.

Trajneri më ka dhënë një rol të ri numër 10-sh, edhe te Laçi kam bërë të njëjtën gjë që të qëndroj pas sulmuese të përfitoj nga topat e mbetur, ndërsa te Tirana kam bërë më shumë një rol 8-shi.

Këpuca e Artë? Le të shohim“, deklaroi Lushkja për RTSH Sport.

LEXO ME SHUME:E FUNDIT/ Humbja ndaj Vllaznisë rezulton fatale, Nevil Dede jep dorëheqjen si trajner i Bylisit: Është koha për një ndryshim figure…

 

Related posts

Akte dhunυ gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani, Komisioni i Disiplinës përjashton dy tifozë nga stadiumet (EMRAT)

Finale mbijetese përballë Teutës, “Tirona Fanatics” me lajmërim të rëndësishëm dy ditë përpara ndeshjes (POSTIMI)

Partneri i saj shënoi golin vendimtar të Interit, modelja shqiptare feston në tribunën e “San Siros” (video)

1 comment

Ivan Gvozdenovic i inatosur me Tsague: Kemi rregulla në klub 09/02/2025 - 20:19
[…] LEXO ME SHUME:Goli i 10-të shënuar ndaj Elbasanit dhe lojtari i ndeshjes, Regi Lushkja “shënjestron” Këpuc… […]

Comments are closed

Add Comment