Egnatia sheh lart me një goleador si Dwamena, ritëm me 1.4 gola për ndeshje

Gol edhe në Shkodër e tani rrjetat e tundura janë gjashtë, në të njëjtin numër ndeshjesh. Raphael Dwamena hedh kandidaturën për Këpucën e Artë me më pak se një fazë kampionati të luajtur. Ashtu si, në fakt, kërcënoi ta bënte edhe sezonin e kaluar me gjysëm sezoni, nga janari që kur mbërriti në Rrogozhinë.

Tani, ganezi ka marrë përsipër përgjegjësitë dhe po tërheq Egnatian në krye të renditjes, duke treguar gjëra të rëndësishme në Superiore, duke e bërë kampionatin më atraktiv falë një lojtari si ai. Tripletë Erzenit, gol ndaj Kukësit, Laçit dhe në fund Vllaznia janë skuadrat që kanë rënë nën pushtetin e tij. 28 vjeçari, të kompletuara në 12 shtator, po shkon drejt sezonit të tij më të mirë, atë me Austria Lustenau, ku shënoi 21 gola në 22 ndeshje.

Në Superiore, me fanellën e Egnatias ai ka shënuar 22 gola në 31 përfaqësime në të gjitha kompeticionet. Praktikisht 1.4 gola për ndeshje, një ritëm frenetik që po e bën Egnatian të fluturojë në pozita të paprecedentë. Pasi fitoi Kupën për herë të parë në historinë e klubit dhe e bëri të arrijë në kompeticionet europiane po për herë të parë, Egnatia tashmë sheh lart dhe me një goleador të pakapshëm si Dwamena asgjë nuk duket më e pamundur…

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)