Egnatia pret Partizanin mes shumë problemeve, dëmtime dhe kartona në klubin rrogozhinas

Egnatia pret

Egnatia pret Partizanin në kryesfidën e javës së 31-të. Në këtë ndeshje bardhëjeshilët do të vuajnë mungesën e 3 lojtarëve. Dylis dhe Spahiu janë të pezulluar me kartonë, ndërsa Xhemajli vijon të jetë i dëmtuar.

Lajmi pozitiv për trajnerin Edlir Tetova është rikthimi nga dëmtimi i sulmuesit Gjata. Fieraku po stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës dhe është një alternativë më shumë për sulmin.

LEXO MË SHUMË: Partizani për të thyer tersin në Rrogozhinë, Egnatia krenohet vetëm me fitoren në Superkupë; bilanci i dy skuadrave

Partizani nuk e ka të lehtë në Rrogozhinë. 12 herë janë përplasur dy skuadrat, me një ndeshje të zhvilluar në Superkupë. Ky është bilanci që mund të nxjerrim nga statistikat, kur fitorja e fundit e të kuqve në shtëpinë e Egnatias daton para më shumë se dy vitesh, më 14 maj të vitit 2022. Përveç kësaj, në ndeshjet mes këtyre ekipeve kanë mbretëruar barazimet me 7 të tilla. Partizani krenohet me katër fitore kundrejt 1 të Egnatias që e arriti në Superkupë.
Egnatia pret mes shumë problemeve kundërshtarin, dhe Tetovës i duhet të shpikë diçka.

Pas titullit kampion, Partizani pati dëshirë të madhe që të licenconte stadiumin për ndeshjet eleminatore të Champions League, por çdo shpresë binte poshtë së pari për shkak të cilësisë së rrugës.

Related posts

Davide Ziu, talenti shqiptar firmos kontratën si profesionist me Renaten: Ëndrra ime të përfaqësoj Kombëtaren (video)

Flamurtari kërkon ngjitjen në elitë, transferon ish-futbollistin e Dinamos (ZYRTARIZIMI)

Krijoi faturë fiktive për llogari të Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie për ish-drejtorin e Partizanit