Egnatia me forca të plota ndaj Flamurtarit, kampionët duan ndryshim kursi

Egnatia

Egnatia po përpiqet të lërë pas humbjen me Tiranën dhe ecurinë jo të mirë që ka shfaqur që nga fillimi i vitit 2026, ku skuadra ende nuk ka shijuar fitoren.

Këtë të premte, Egnatia do të përballet me një tjetër sfidë të vështirë, këtë herë ndaj Flamurtarit. Ironikisht, pak ditë më parë ata u ndeshën me vendin e fundit, Tiranën, dhe tashmë e gjejnë veten përsëri përballë një ekipi të fundit në renditje. Pas përvojës së hidhur me bardheblutë të dielën e kaluar, në Rrogozhinë nuk duan të mbështeten më vetëm te renditja, por kërkojnë një fitore që t’i rigjallërojë: Flamurtari, nga ana tjetër, ka treguar se mund të bëjë surpriza të pakëndshme në shtëpi, duke marrë rezultate pozitive edhe ndaj ekipeve më të forta. Madje, ka qenë vetë Egnatia që e ka provuar në kurriz, kur u mund fazën e dytë në Rrogozhinë.

Për këtë ndeshje, pritet që trajneri Tetova të ketë të gjithë lojtarët në dispozicion dhe të përfitojë edhe nga afrimet e fundit gjatë merkatos. Sulmuesi Alfonso De Oliveira Rodriguez, i cili në ndeshjen me Tiranën qëndroi në stol, mund të marrë minuta të rëndësishme për të shfrytëzuar aftësitë e tij në sulm. Edhe Daniel Adjesa, i ardhur më parë, ka filluar të marrë minuta dhe ka shënuar gol, duke i dhënë Tetovës më shumë mundësi taktike për të surprizuar kundërshtarin. Nga ana tjetër, portieri Levan Tandilashvili do të duhet të presë për debutim, pasi Mario Dajsinani ka siguruar tashmë vendin në portë.

Related posts

EKSKLUZIVE/ Tirana ndez merkaton, eksperiencë kampioni zbarkon në kryeqytet

FSHF bën lëmsh kalendarin, ndeshja tjetër e Superiores vendoset në orarin e derbit

Çmime “miks” nga tribuna në tribunë, Partizani publikon çmimet e biletave për derbin