Dinamo, ndaj Egnatias për të thyer një tabu! Transferta në Rrogozhinë është një makth

Egnatia

Në orën 17:00, Egnatia, përballet me Dinamon, kampionët pas katër fitoreve radhazi kërkojnë trendin e sukseseve, në Rrogozhinë janë të pathyeshëm, me një mbrojtje të hekurt dhe një mesfushë që zotëron kontrollin e lojës. Dinamo, megjithatë mbetet një ekip me cilësi dhe dy fitoret radhazi ndaj Tiranës dhe Flamurtarit i ka dhënë frymarje në klasifikim, ndërsa interesant është fakti që ekipi dinamovit nuk e ka mposhtur kurrë në Rrogozhinë Egnatian. Në 24 ndeshje, ekipi dinamovit ka arritur të marrë vetëm dy fitore në brenda në shtëpi.

Në dy përballjet e sezonit të kaluar, sfida e parë zhvilluar më datë 25 tetor përfundoi 1-1, ndërsa në përballjen tjetër Egnatia fitoi 2-0 me golat e Lushkjas dhe Ujkas. Një transfertë e vështirë për Dinamon që do të duhet të djersisë shumë për të arritur maksimumin.

LEXO ME SHUME:“Ndaj Teutës është e vështirë”, Bordin mesazh skuadrës pas fitores në derbi: Harrojeni Partizanin, duhet të hyjmë me një mentalitet ndryshe

Related posts

Alarm te Besa! Mungesat tronditin favoritët para betejës me Lushnjën

“Problemi te Partizani janë njerëzit rreth presidentit”, Haxhia zbulon prapaskenat te demat: S’na lanë të ndërtonim ekipin’

Akuza për pështyrje dhe ofendim, Dinamo mbron Dejvi Bregun (POSTIMI)