Egnatia pa frena në merkato, pas Fernandos firmos me ekspertin e Superiores (FOTO)

Egnatia

Egnatia nuk ndalet në merkaton e janarit. Klubi kampion sapo ka prezantuar Mario Dajsinanin, kartonin e të cilit e ka blerë te Laçi.

Portieri që spikati te kurbinasit do të japë kontributin e tij në Rrogozhinë, ndërsa ka firmosur për 3 vite e gjysmë. Tek Egnatia duhet të fitojë vendin e titullarit që është mbajtur nga Dobjani.

Njoftimi i Egnatias:

“Mario Dajsinani është pjesë e kampionëve. KF Egnatia ka arritur marrëveshjen me KF Laci për transferimin e portierit në rradhët e kampionëve. Presidenti z.Demrozi dhe futbollisit kanë firmosur kontratën deri në Qershor 2028 dhe më pas futbollisti i është bashkuar ekipit në stërvitje”.

BLERJA TJETËR E EGNATIAS

Pas një aventure 6 mujore në Azerbajxhan, mesfushori brazilian Fernando Medeiros rikthehet tek Egnatia, skuadër me të cilën spikati sezonin e kaluar.

Klubi rrogozhinas njofton se ka arritur akordin me lojtarin, deri në përfundim të sezonit futbollistik 2027.

“Rikthehet Fernando. Futbollisti ka firmosur kontratën në praninë e Presidentit dhe i është bashkuar ekipit në stërvitje. Fernando do jetë pjesë e Egnatias deri në përfundim të sezonit futbollistik 2027”, shkruhet në njoftimin e klubit.

LEXO ME SHUME: “Të gjithë trofetë shijojnë”, Agim Demrozi premton surpriza te Egnatia: Në janar do shihni merkato të vërtetë

AGIM DEMROZI PREMTOI MERKATO PAS SUPERKUPËS

Agim Demrozi, presidenti i klubit të Egnatias ka folur për suksesin e rrogozhinasve në Superkupë. Ai ka sqaruar si e ka gjetur e si është skuadra, pra etapat në të cilat ka kaluar. Demrozi ka dhënë 2 premtime, një “bombë” në merkato dhe fytyrën e vërtetë të Egnatias, që të dyja në janar.

Related posts

Dinamo për të thyer tabunë dhe Egnatia për të vijuar supermacinë, përballjet dhe statistikat mes dy skuadrave

Kampionati nuk ka përfunduar për Partizanin, klubi zyrtarizon miqësoren me…

“Gati për të fituar trofeun”, Qefalija sfidon Egnatian, mesfushori flet për RTSH: Ato janë të fortë, por edhe ne kemi treguar se jemi…