Egnatia, mungesë e rëndësishme në mesfushë për sfidën ndaj Vikingur (EMRI)

Arbin Zejnullai nuk do të jetë i gatshëm për Egnatian në ndeshjen e parë të turit të dytë në Conference League. Kampionët e Shqipërisë do të sfidojnë islandezët e Vikingurit.  Mesfushori tetovar, i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e parë kundër Borac Banja Luka në Champions, është bërë subjekt i Komisionit të Disiplinës së UEFA-s dhe është dënuar me 2 ndeshje pezullim. 25-vjeçari e shleu një ndeshje pezullim në sfidën e kthimit kundër kampionëve të Bosnjës në “Elbasan Arena”.

Zejnullai nuk do të jetë nën urdhrat e trajnerit Edlir Tetova as për duelin e parë kundër Vikingurit, që do të luhet në Rejkjavik, kryeqytetin e Islandës.

Lajmi i mirë është rikthimi i Edison Ndrecës. Anësori i majtë, gjithashtu i ndëshkuar me karton të kuq në Bosnje e ka shlyer pezullimin. Rikthimi i tij gëzon teknikun Tetova, i cili mund të bazohet te shërbimet e “raketës” së krahut në një përballje tepër të rëndësishme.

Related posts

Presidenti i Dinamos i vendos kontratë të përjetshme Dajës, Adrian Bardhi: Do të plaket me mua

“Nuk bëmë asgjë, Dinamo e meritoi trofeun”, Edlir Tetova i sinqertë pas humbjes, bllokon largimet e Xhemajlit dhe Dajsinanit

Bregu, Nani dhe Qefalija i japin Superkupën Dinamos, Egnatia përmbyset në pjesën e dytë (video)