Egnatia me hap kampioni, bën “zap” Elbasanin dhe i dërgon mesazh Partizanit (video)

Egnatia ia ka dalë të sigurojë fitoren ndaj Elbasanit në “Egnatia Arena”. Një duel shumë i luftuar mes dy ekipve, por në fund arrin të triumfojnë rrogozhinasit.

Dopieta e Regi Lushkjes ishte vendimtare për kampionët së bashku me golin e Yahaya, me mesfushorin që shënoi nga 1 gol për çdo pjesë, teksa 1 minuta para fundit shënoi për 3-1 Yahaya. Ndërkohë nga krahu tjetër verdhebliutë vazhdojnë të “dështojnë” për të gjetur fitoren, teksa goli i Lajthias vjen thjeshtë për statistikë.

Pas kësaj fitoreje skuadra e udhëhequr nga Edlir Tetova shkon në kuotën e 26 pikëve, ndërsa ndodhet vetëm 1 pikë pas Partizanit që do të luajë nesër.  Sa i takon Elbasanit, verdheblutë mbetet  në kuotën e 18 pikëve në vendin e 5-të në klasifikim.

Related posts

“Penalltia? E diskutueshme…”/ Gvozdenoviç hedh dyshime pas humbjes: Ishim pafat, nga mungojnë disa lojtarë

“Ndryshoi fryma e grupit” / Ilir Daja zbulon çelësin e rikthimit të Dinamos: Pas golit të pësuar nuk u frikësuam

“Nëndetësja” del në sipërfaqe, Bregu lider, Dinamo dominon dhe i jep “goditje” direkte Elbasanit