Egnatia, kampione edhe sa i përket arkëtimeve nga shitjet; klubi rrogozhinas kryeson nga klubet e tjera (RENDITJA)

Egnatia ka tashmë një politikë të qartë për të ecur përpara. Ka një objektiv të dyfishtë që klubi kërkon ta arrijë paralelisht dhe sezonin e fundit ia arriti qëllimit. Kjo skuadër fitoi titullin e parë kampion në historinë e klubit, por edhe Kupën e Shqipërisë, duke regjistruar kështu sezonin më të suksesshëm.

Por jo vetëm kaq, Egnatia bëri shumë i mirë edhe në tregun e futbollistëve dhe konkretisht në shitjen e disa elementëve që sollën të ardhura të konsiderueshme në arkat e klubit. Sipas faqes së specializuar “Transfermarkt”, për sezonin 2024-2025, që llogaritet që para ndeshjeve europiane, Egnatia është skuadra e Superiores që ka përfituar më shumë nga shitja e lojtarëve. Kujtojmë që rrogozhinasit shitën Melih Ibrahimoglu për shumën e 350 mijë eurove, gjithmonë duke iu referuar kësaj faqeje, dhe portierin Alen Sherri për 300 mijë euro.

Në total 650 mijë euro, më mirë se 9 skuadrat e tjera të elitës. Më pas vjen Partizani me 500 mijë euro, që janë përfituar nga shitja e Maguette në Spanjë. Në vend të tretë është Skënderbeu me 450 mijë euro të përfituara nga shitjet e fundit, për të vazhduar me Laçin 350 mijë euro, Teutën 120 mijë euro, Vllazninë dhe Bylisin me nga 100 mijë euro dhe Dinamon 60 mijë euro. Dy klubet e vetme që nuk kanë përfituar asgjë këtë verë nga shitja e lojtarëve janë Tirana dhe AF Elbasani.

 

Related posts

Vllaznia merr lajme të mira nga infermieria, rikthehet nga dëmtimi mesfushori

“Shkëmbit i uroj suksese,por fiton Partizani”, Rrahman Hallaçi analizon derbin e kryeqytetit: Te bardheblutë aspekti pozitiv është që nuk është…

Komisioni i Disiplinës “fik” Laçin, e pëson dhe Pashk Laska; 850 mijë lekë fatura për t’u paguar nga klubet