Egnatia fiton spektaklin me Teutën, katër gola për ta çuar në 3 pikë larg vendin e parë (video)

Egnatia

Egnatia ka marrë një fitore të rëndësishme përballë Teutës me rezultatin 4-2 në një ndeshje plot ritëm dhe emocione, të vendosur vetëm në minutat e fundit. Takimi dhuroi pesë gola dhe disa momente dramatike, me vendasit që në fund festuan tre pikë të çmuara.

Teuta ishte skuadra që kaloi e para në avantazh. Në minutën e 25-të, Zhongo shfrytëzoi një moment të mirë në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë, duke mposhtur portierin vendas dhe duke i dhënë avantazhin durrsakëve.

Reagimi i Egnatias nuk vonoi shumë. Në minutën e 39-të, Albanese riktheu baraspeshën për vendasit, duke finalizuar saktë dhe duke çuar shifrat në 1-1. Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej në barazim, Adjessa goditi në minutën e dytë shtesë (45+2’), duke përmbysur rezultatin dhe duke i çuar skuadrat në pushim me avantazhin 2-1 për Egnatian.

Megjithatë, Teuta nuk u dorëzua dhe në pjesën e dytë arriti të reagojë. Në minutën e 54-t, Maçolli realizoi për miqtë, duke rikthyer baraspeshën në 2-2 dhe duke rihapur plotësisht ndeshjen.

 

Kur gjithçka po shkonte drejt një barazimi, në skenë doli Buric. Në minutën e 78-të, ai shënoi golin  për Egnatian, ndërsa Fernando realizoi në fund duke i dhënë skuadrës së tij fitoren 3-2 pas një përballjeje të luftuar deri në fund.

Me këtë sukses, Egnatia merr tre pikë të rëndësishme në garën e kampionatit, ndërsa Teuta largohet pa pikë pavarësisht paraqitjes së mirë dhe rezistencës gjatë gjithë takimit.

Related posts

Vetëm një fitore në vitin 2026, Ilir Daja bën analizën e humbjes në derbi: Ja si do të dalim nga kjo situatë

“Ky ekip ka shpirt gare!”/ Kërnaja flet pas fitores në derbi, “kunj” Arben Milorit: S’na kanë rritur kritikat e tua!

Ndeshja e 200-të si trajner, Edlir Tetova ngre alarmin pas fitores ndaj Teutës