Egnatia “dobëson” Elbasanin, rrogozhinasit firmosin me sulmuesin (FOTO)

Egnatia

Egnatia ka gati përfocimin e radhës në fazën ofensive. Mësohet se kampionët kanë arritur marrëveshjen me ekipin e Elbasanit për futbollistin Leo Melo. Mësohet se mesfushori i avancuar do t’i bashkohet menjëherë rrogozhinasve dhe të vihet nën urdhrat e trajneri Edlir Tetova.

Braziliani ka pasur shumë pak hapësira këtë edicion me elbasasanasit dhe shpreson që të fitojë më shumë minuta në Rrogozhinë.

BLERJET NË MERKATON E JANARIT

Egnatia nuk ndalet në merkato, pas firmës me Fernandon dhe brazilianin Leo Melo, tashmë ka arritur marrëveshjen me klubin e Laçit për portierin Mario Dajsinani. Klubet kanë mbyllur  transferimin e kavajasit dhe pritet që në orët në vijim Egnatia dhe Laçi të dalin me një komunikatë zyrtare.

Mësohet se përveç një shifre të konsiderueshme për blerjen e kartonit, kurbinasit do të mbajnë dhe një përqindje të tij. Tashmë te rrogozhinasit do të rivalizojnë për portën dy kavajas, Dajsinani dhe Dobjani.

Pas një aventure 6 mujore në Azerbajxhan, mesfushori brazilian Fernando Medeiros rikthehet tek Egnatia, skuadër me të cilën spikati sezonin e kaluar.

Klubi rrogozhinas njofton se ka arritur akordin me lojtarin, deri në përfundim të sezonit futbollistik 2027.

“Rikthehet Fernando. Futbollisti ka firmosur kontratën në praninë e Presidentit dhe i është bashkuar ekipit në stërvitje. Fernando do jetë pjesë e Egnatias deri në përfundim të sezonit futbollistik 2027”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Agim Demrozi, presidenti i klubit të Egnatias ka folur për suksesin e rrogozhinasve në Superkupë. Ai ka sqaruar si e ka gjetur e si është skuadra, pra etapat në të cilat ka kaluar. Demrozi ka dhënë 2 premtime, një “bombë” në merkato dhe fytyrën e vërtetë të Egnatias, që të dyja në janar.

LEXO ME SHUME:Egnatia pa frena në merkato, pas Fernandos firmos me ekspertin e Superiores (FOTO)

Related posts

Akte dhunυ gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani, Komisioni i Disiplinës përjashton dy tifozë nga stadiumet (EMRAT)

Finale mbijetese përballë Teutës, “Tirona Fanatics” me lajmërim të rëndësishëm dy ditë përpara ndeshjes (POSTIMI)

Partneri i saj shënoi golin vendimtar të Interit, modelja shqiptare feston në tribunën e “San Siros” (video)