Në një ndeshje plot emocione dhe rivalitet, Egnatia ka arritur të marrë një fitore të madhe në transfertë, duke mposhtur Flamurtarin me shifrat 1-2. Përballja në stadiumin e Vlorës nisi me entuziazmin e vendasve që luanin për herë të parë në shtëpi.Një penallti e evitueshme në “frymën e fundit” të pjesë së parë nga vlonjatët i mundësoi rrogzhinasve avantazhin me Albanese. Në fraksionin e dytë të lojës pati më shumë episode, aty ku Flamurtari kërkoi edhe penallti, por rishkimi në “VAR” i la me “gishtë në gojë”.
Gjithsesi, vendasit gjetën forcën dhe barazuan me Todoroski (84’). Por ky barazim zgjati vetëm 5 minuta. Gabimi trashanik në prapavijë i dha mundësin Egnatia-s të gjente edhe golin e fitores me Le Melo. Pas 5 javësh Superiore, Flamurtari dhe Tirana mbyllin tabelën me 2 pikë, ndërsa të besuarit e Edlir Tetovës i afrohen kreut me 10 pikë.