Egnatia fiton mes spektaklit dhe përmbysjes, blerjet e reja shkëlqejnë ndaj Erzenit

Egnatia dhe Erzeni janë përballur për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të “Abissnet Supriore. Sfida e zhvilluar në Rrogozhinë, përfundoi me fitoren me përmbysje 3-2 të vendasve.

Golat për Erzenin u shënuan nga Younes dhe Zeka, ndërsa për Egnatian rrugën e rrjetës e gjetën Spahiu, Montenegro dhe Ibrahimoglu. Këto të fundit kujtojmë që janë dy nga blerjet e fundit të rrogozhinasve.

Me këtë fitore, Egnatia mbetet në vendin e parë në kuotën e 46 pikëve, plot 10 më shumë se Partizani. Ndërsa Erzeni renditet në vendin e shtatë me 22 pikë të grumbulluara pas 21 javësh kampionat.

Related posts

Bylis përfiton financiarisht, por dobësohet në cilësi; klubi ballshiot shet dy lojtarë te…

Tirana, premion e fitores e kthejnë në mesazh force; nga shpërblimi te solidariteti

E FUNDIT/ Kristjan Asllani zgjedh të ardhmen e tij, sot në mbrëmje firmos me klubin e ri