Egnatia fiton, Dabjani bën “vikingun” ndaj kundërshtarit islandez, portieri është heroi i sfidës në ndeshjen e parë (video)

Fitore e madhe e Egnatias në kryeqytetin e Islandës. Kampionët e Shqipërisë mposhtën 0-1 Vikingurin në një ndeshje emocionuese, me ritëm dhe plot raste.

Joel, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, realizoi golin e fitores për skuadrën e Edlir Tetovës në duelin e parë të raundit të dytë në Conference League.

21-vjeçari shfrytëzoi një pasiguri të portierit vendas në minutën e 33’, duke shënuar një gol tepër të rëndësishëm.

Më pas Ilir Dabjani “show”. Portieri 23-vjeçar, i cili debutoi në kompeticionet europiane, kreu disa pritje fantastike duke dhënë kontribut të madh në suksesin e rrogozhinasve.

Në fund festë shqiptare në stadiumin “Vikingsvöllur”. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në datën 1 gusht. Në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, duke nisur nga ora 20:00.

Related posts

Ivan Gvozdenoviç pas fitores në Vlorë: Krenar për çunat, por Janaçek mund ta ketë mbyllur sezonin!

“Episodet na dënuan”/ Dy penallti të humbura dhe disfata në Vlorë, Ribaj: Kjo ndeshje nuk duhej të na ikte

Dy penallti të humbura dhe VAR në qendër të vëmendjes, Elbasani “godet” Flamurtarin në Vlorë (video)