“Lufta dhe Paqja” mes Egnatias dhe Elbasanit, nerva, kartona dhe në fund të 100 minutave… penallti e humbur

Egnatia

Egnatia-Elbasani luftojnë fort për 100 minuta lojë, por që detyrojnë të ndajnë nga një barazim 1-1. Një përballje që i kishte të gjitha, ritëm, dyluftime, por mbi të gjitha një ndeshje shumë taktike. Golin për “verdheblutë” e shënoi Diallo në të 44-tën, ndërsa barashpeshën e riktheu Jefferson në të 83-tën. Këtu nisi edhe “saga” e kartonëve të kuq, pasi Jefferson festoi para tifozëve elbasanas. Në atë moment ndërhyri Bruno Lulaj, i cili u ndëshkua me karton të kuq.

Ndërkohë që edhe dy kartonë të tjerë u morën nga Egnatia në “frymën e fundit”. Fangaj dhe përsëri Jefferson “lanë me pasoja” rrogozhinasit.

Maadje ndërhyrja e Jefferson ishte penallti, e cila u humb nga Loukili, por më pas shënoi Xhonatan Lajthia në minutën e 98-të të sfidës, duke u zhvlerësuar nga VAR, pasi sulmuesi u nis përpara kohe. Dy ekipet ndajnë nga një pikë në një ndeshje të luftuar.

LEXO ME SHUME:E shtuna e paqes! Partizani dhe Teuta bien “dakord”

Related posts

Dy muaj radhazi “Goli i Muajit”, Ernest Muçi vijon të mahnisë Turqinë (video)

Dinamo për të thyer tabunë dhe Egnatia për të vijuar supermacinë, përballjet dhe statistikat mes dy skuadrave

Kampionati nuk ka përfunduar për Partizanin, klubi zyrtarizon miqësoren me…