Egnatia e kthen në festival golash, “shuplakë” Bylisit (video)

Egnatia

Egnatia regjistroi një fitore bindëse ndaj Bylisit, duke triumfuar me rezultatin 5–1 në një përballje ku vendasit dominuan nga fillimi deri në fund. Golat e shumtë dhe ritmi i lartë i lojës mbajtën të mbërthyer tifozët përgjatë 90 minutave.

Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, në minutën e 5-të, kur Kane shkaktoi autogol. Vetëm 20 minuta më pas, Bakajoko dyfishoi rezultatin me një finalizim të saktë.

Fillimi i pjesës së dytë solli golin e radhës: Jahaja shënoi në minutën e 49-të, duke e çuar rezultatin në 3–0 dhe duke thelluar presionin mbi miqtë. Bakayoko sërish do të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 62-të, duke vulosur dopietën personale. Para se të mbyllej takimi, Buriç i shtoi edhe një tjetër gol avantazhit të Egnatias në minutën e 84-t, duke e bërë rezultatin 5–1.

Bylisi arriti të shënojë golin e nderit në minutën e 67-të me anë të Muktarit, por nuk mundi të shmangte humbjen e thellë, teksa Egnatia shfaqi superioritet të padiskutueshëm në çdo repart.

Me këtë fitore, Egnatia përforcon pozitat e saj dhe jep një sinjal të qartë për formën e mirë që po kalon, ndërsa Bylisi do të duhet të analizojë gabimet për të rikuperuar në sfidat e ardhshme.

Related posts

Klasi mbi gjithçka! Robert Lewandowski ngushëllon lojtarët e Shqipërisë pas fitores (video)

Ëndrra shuhet në Varshavë! Shqipëria përmbyset nga Polonia, vendosin Lewandowski dhe Zielinski (video)

O sot, o kurrë! Shqipëria përballë provës më të madhe, Sylvinho surprizon me rreshtimin (FORMACIONI)