“Kemi mungesa të rëndësishme”, Edlir Tetova shqetësohet përpara ndeshjes ndaj Elbasanit: E gjithë skuadra do impenjohet…

Egnatia

Egnatia do të udhëtojë drejt Elbasanit të dielën, ku skuadrat do të përballen në orën 17:00. Në prag të kësaj sfide, trajneri Edlir Tetova ka dalë në konferencën e zakonshme për mediat.

“Ndeshje jo e thjeshtë me Bylisin, djemtë që zëvendësuam bënë detyrën e tyre. Janë dy fitore, kemi bërë më të mirën, por kemi 5 mungesa, duke shtuar dhe Fangajn. Kemi mungesa të rendësishme kundër Elbasanit, por skuadra ka mentalitetin e duhur për ta përballur ndeshjen. Nuk ka krahasim me Egnatian e kaluar dhe këtë tani, pasi flasim për një Egnatia prej dy vjetësh, kemi bërë shumë lëvizje, por po merr formën që duhet për të përballur kampionatin.

Nuk kemi presion, kemi të gjitha kushtet për të qenë komod dhe për të parë ndeshjen e radhës me shumë kujdes. 2025 ka filluar mirë për ne, por ka akoma ndeshje, mund të ketë dhe befasi. Fusha është një faktor, por vlen për të dyja skuadrat. Janë 5 mungesa do të preket diçka por jo shumë nga ajo që kemi bërë javës kaluar. E gjithë skuadra po impenjohet në fazën mbrojtëse dhe duam të kemi vazhdimësi në këtë pjesë. Të 4 ekipet janë konkurruese deri në fund.

Eufori jo, kërkoj vazhdimësi, asgjë ska përfunduar, do të shohim ndeshjen e radhës me Elbasanin. Janë dy ekipe të ndryshme, vjet ishim më të pjekur, këtë vit po ndërtojmë themelet për të fituar në kupë dhe kampionat. Tifozeritë janë lojtari i 12 i çdo skuadre, si tifozët tanë dhe të Elbasanit nuk do e lenë skuadrën pasi do të jetë një ndeshje e mirë. Fernando është më afër por edhe prurjet e reja po punojnë shumë”, deklaroi ai.

LEXO ME SHUME:S’ka pse të ndihmohet Egnatia/ Nevil Dede kapet me arbitrimin pas humbjes: Sa herë goditej topi, harxhohej…

Related posts

Fotokopje e ndeshjes së parë, Vllaznia e vajzave eleminon Kolos Kovalivka dhe kalon në raundin tjetër të Kupave të Europës

Partizani, akuza gjykimit për sfidën me Vllazninë, klubi kryeqytetas ankesë Federatës për Feratajn dhe Jorgjin

Fitore me një goditje në portë e shumë polemika, Teuta mposht Dinamon (video)

Comments are closed

Add Comment