Kartona dhe betejë mes Egnatias e Tiranës, kryeqytetasit vijojnë “sëmundjen” e rezultateve (video)

Egnatia

Egnatia dhe Tirana u ndanë në paqe në duelin e javës së 30-të të Kategorisë Superiore, me sfidën që përfundoi në barazim 1-1 në Rrogozhinë. Vendosën sfidën Sota e Soler. Një ndeshje e luftuar, ku të dyja skuadrat patën momentet e tyre, por nuk arritën të siguronin më shumë se një pikë secila.

Egnatia kalon në avantazh me mbrojtësin Sota

Vendasit nisën ndeshjen me synimin për të marrë tri pikët përballë Tiranës. Në minutën e 21′top i gjatë i Smaçit që ndalet në mënyrë perfekte nga Ernest. Sulmuesi hyn në zonë dhe gjuan në diagonale, por sfera shkon jashtë. Tirana mund të kishte kaluar në avantazh në minutën e 34’, ku sërish Ernest shpërthen me forcë në zonë, gjuajtja e tij e parë ndalet nga shtylla dhe më pas topi i kthyer te sulmuesi fluturohet jashtë në mënyrë të gabuar nga lojtari i bardhebluve. Dy minuta nga ky moment, Egnatia shënon me Sotën.

Tirana rikuperon dhe siguron një pikë

Kur pritej përfundimi i pjesës së parë, në një moment pakujdesie në mbrojtje, Soler shënon, duke devijuar topin në rrjetë.
Pjesa e dytrë nisi me shumë nervozizëm, ku u morën shumë kartona. Ujka për Egnatian u ndëshkua fillimisht në minutën e 56′, ndërsa e dyta erdhi në të 73-tën. Me një lojtar më pak u mendua se Tiran do e kishte të thjeshtë, por nuk rezultoi kështu sepse Vera, mbrojtësi argjentinas u ndëshkua me kartonin e dytë, pas ndërhyrjes ndaj Zejnullahit. Tirana vijon “sëmundjen” e barazimeve dhe ende ndjen rrezikun e rënies me 31 pikë, ndërsa Egnatia vijon të kryesojë me 54 pikë.

LEXO ME SHUME:Tirana drejt shpërbërjes, 5 titullarë mbeten pa kontrata në fund të sezonit (EMRAT)

Related posts

“Teuta ka respektin tonë”/ Abilaliaj nuk i zë besë klasifikimit të ekipit durrsak: Fitorja ndaj Skënderbeut na ka dhënë oksigjen

Ernest Muçi “emocionohet” nga ftesa e Sylvinhos, sulmuesi mund të bëhej hero i Besiktas por gabon me portën bosh (video)

“Sot lojtarët kishin dëshirë ta fitonin ndeshjen”/ Tetova pas barazimit ndaj Tiranës: Kemi dominuar lojën

1 comment

Edlir Tetova pas barazimit ndaj Tiranës: Kemi dominuar lojën 15/03/2025 - 21:22
[…] LEXO ME SHUME:Kartona dhe betejë mes Egnatias e Tiranës, kryeqytetasit vijojnë “sëmundjen”… […]

Comments are closed

Add Comment