Egnatia dehet me një “teke” MARTINI, tekniku shkodran merr fitoren e parë në stolin e Teutës (video)

Egnatia është surprizuar në shtëpi teksa është mposhtur me rezultatin 0-1 nga Teuta. Durrsakët arritën të merrnin një 3 pikësh mjaft të vlefshëm përballë kryesuesve të kampionatit. Golin e vendosi Fili në minutën e 61′, sulmuesi rrëmbeu mirë një top në zonë dhe lëshoi një predhë e cila nuk u ndal dot nga Sherri.

Me këtë fitore skuadra e Teutës renditet në vendin e 7-të me 8 pikë, teksa Egnatia mbetet në vendin e parë duke pritur ndeshjet e ndjekësve më të afërt. Pas barazimit të marrë në ndeshjen e parë ndaj Kukësit, për Edi Martinin ky ishte suksesi i parë në stolin e bregdetarëve

Related posts

Alarm në Prishtinë! Heshtje dhe kaos, biletat e Kosovës përfundojnë te tifozët turq

Finalja historike e Kosovës “djeg” Rumaninë, ish-ministri nuk përmbahet: Duhet shpjegim, një shtet i vogël na dha leksione futbolli

Një humbje që bën histori, Shqipëria i jep fund dominimit brazilian në pankina (FOTO)