“Egla t’i bie vetë telefonit…”/ Juli zbulon me kë nga ish-banorët ka komunikuar pas përfundimit të BBV3

Julian Deda ka rrëfyer për herë të parë rrugëtimin e tij prej 133 ditësh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”. I ftuar një ditë më parë në emisionin “Ftesë në 5”, aktori i dashur për publikun tregoi për sfidat dhe aventurat në këtë edicion të tretë të reality show-t.

Por jo vetëm kaq, pasi ish-finalisti tregoi edhe se çfarë do të ndodhë me të dhe ish-banorët tani që BBV3 ka përfunduar. Juli u shpreh se nuk e ka takuar dhe nuk ka komunikuar ende me Romeo Veshajn, por do t’a takojë patjetër.

I pyetur më pas nga moderatorja e emisionit, Bieta Sulo, nëse ka fituar miqësi, Juli u shpreh:

“Unë kam thënë aty brenda që do të përpiqem të jem mik me të gjithë. Do të përpiqem dhe i mora të gjithë në telefon. Kam marrë Heidin, Romeon nuk e kam marrë se më ka thënë edhe ajo që është akoma… po e kalon situatën… Kam folur me Ledjonën, Erjolën, Rozën, Meritonin. Ilnisën e kam takuar”.

Ndërsa i pyetur nëse ka një ish-banorë që nuk flet, ish-finalisti u përgjigj:

“Me Eglën nuk kam folur akoma se është duke rregulluar kërbishtin në spital. Është lajm që ka dalë, i urojmë shërim të shpejtë pa diskutim fare. Edhe kur të ashtu, t’i bie vetë telefonit”.

Related posts

rozana gerta

“Lufta” me Rozanën vazhdon edhe jashtë BBV, Gerta publikon pamje (FOTO)

livia dhe mevlani

Mevlani po kërkon ribashkim me Livian? Ja çfarë ka nodhur me ta

Frederik Ndoci

“Fundërrinë! Kaq e trashë qenke…”/ Plas debati mes opinionistes dhe konkurrentit në Ferma VIP