E FUNDIT/ Zhgënjehet Juventus, Zhegrova bën prapakthehu sa i përket të ardhmes

Edon Zhegrova

Edon Zhegrova thuhet se ka arritur marrëveshje  me Olympique Marseille për një kontratë 5-vjeçare. 26-vjeçar i cili sapo ka marrë pasaportën shqiptare, ishte pranë një transferimi te Juventus, i cili shihej si favorit për shërbimet e tij.

Megjithatë, sipas Footmercato, sulmuesi i Lille dhe Marseille kanë arritur një marrëveshje të plotë, me Edon Zhegrova-n që i ka dhënë përparësi klubit francez ndaj Juventusit.

Marseille thuhet se tani duhet të arrijë një marrëveshje me Lille për të përfunduar transferimin. “U arrit marrëveshja e plotë midis Olympique Marseille dhe Edon Zhegrovës. Kontratë deri më qershor 2030”. “Zhegrova zgjodhi OM pavarësisht interesit nga Juventusi”, ka shkruar gazetari i njohur Santi Aouna në profilin e tij.

Related posts

Alarm te Besa! Mungesat tronditin favoritët para betejës me Lushnjën

“Problemi te Partizani janë njerëzit rreth presidentit”, Haxhia zbulon prapaskenat te demat: S’na lanë të ndërtonim ekipin’

Akuza për pështyrje dhe ofendim, Dinamo mbron Dejvi Bregun (POSTIMI)