Edon Zhegrova lojtar i Juventusit, sulmuesi pritet me flamurin e UÇK-së nga tifozët bardhezi (VIDEO)

Edon Zhegrova

Pas fitores kundër Genoas, merkato e Juventusit u hap me shpejtësi vetëm disa orë përpara përfundimit. Edon Zhegrova është përforcimi më i ri I klubit bardhezi. Një kontratë trevjeçare, me Lille që ka përfituar 20 milionë euro plus 5 milionë bonuset. Tudor, do të jetë në gjendje të mbështetet te një lojtar i aftë të luajë si në krahun e djathtë ashtu edhe në atë të majtë, duke garantuar shpejtësi, paparashikueshmëri dhe teknikë.

Verën e kaluar, sulmuesi kishte shprehur tashmë dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi francez për një përvojë të re. Edon Zhegrova u prit nga tifozët e Juventusit me shumë entuziasëm, ku disa prej tyre kishin edhe flamurin e UCK-s, me sulmuesin i cili vijonte të jepte autografë.  26-vjecari ka munguar në dy ndeshjet e këtij sezonit në Francë për shkak të disa problemeve fizike. Mundësia për të përfituar nga pushimi dy javor do ti lejojë Zhegrovës të rikuperohet dhe të njihet më mirë me Igor Tudor.

LEXO ME SHUME:Te Tirana vijon refreni i njëjtë trajnerëve, Vangjel Mile pas humbjes: Jemi ekip i ri, na duhet kohë

Related posts

Komisioni i Disiplinës me dortë të hekurt, pasoja për Partizanin dhe Tiranën, pezullime te Elbasani dhe Vllaznia

Tragjedia e Alvarez, mesfushori vendos përfundimisht të ardhmen e tij te Tirana

Kategoria e Parë luan javën e 25-të, zbuloni dy përballjet e fundjavës që do të transmetohen në RTSH