“Ai nuk do të luajë më aty”, Edlir Tetova ia bën të qartë lojtarit në konferencë: Barazimi rezultat pozitiv, kam 13 lojtarë që agjërojnë

Edlir Tetova

Edlir Tetova, trajneri i Egnatias u shpreh i kënaqur, pas barazimit 2 me 2 që skuadra e tij regjistroi në shtëpi ndaj Vllaznisë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, tekniku durrsak deklaroi:

DEKLARATA E TRAJNERIT TË EGNATIAS

“Ne ndeshjet i përgatisim për të fituar. Por mendoj që edhe barazimi është rezultat pozitiv, e mbajmë kundërshtarin aty. Lufta është për 2 vendet e para. Unë jam i kënaqur, për atë çka dhanë çunat. Përtej mungesave që kemi, besoj duhet të jemi të kënaqur të gjithë. Te fraksioni i pjesës së dytë, e zbrita skuadrën më poshtë. Ishim tolerantë te ndërrimi i lojës. Jemi kapur disa herë në pjesën e parë, në tranzicion pozitiv. Në pjesën e dytë e udhëzova skuadrën që në 2/3 e fushën të ishim në ekuilibër. Aleksi vjen mbas 1 muaji pushim, mendoj që bëri mirë, na ndihmoi, ishim të kushtëzuar, vetëm ato ndërrime kishim.

Orari vjen prej Ramazinit. Kam 13 lojtarë që agjërojnë, FSHF na ka ndihmuar te kjo pjesa e orarit të ndeshjes. Që nga 10 ditshi i parë i marsit, skuadra ka një kurbë rënie fizike. Edhe Vllaznia ka lojtarë që agjërojnë. Kemi pasur shumë ngjeshje të ndeshjeve këtë vit, dhe kjo duket te lojtarët. Lojtarët rikthehen të gjithë, nga ndeshja e radhës, grupi është i plotë. Voltai nuk do luajë më aty, por kam qenë i detyruar sot për shkak të zgjedhjeve. Nuk ka asnjë problem, ai është vetëm 21 vjeç dhe ishte për herë të parë si qendërmbrojtësi”, u shpreh Edlir Tetova.

LEXO ME SHUME:NDESHJA E VITIT! Spektakël në Egnatia-Vllaznia, VAR, gola dhe emocione (video)

Related posts

“Asnjë nuk e do humbjen në derbi/ Skënder Gega pas ndeshjes kundër Tiranës:Nuk e mendoja se do ndëshkohesha në këtë mënyrë…

Refik Halili “hap thesin”, zbulohet premio e presidentit të Tiranës në rast fitoreje ndaj Partizanit

Jasir Asani idhull në Korenë e Jugut, tifozët “çmenden” pas sulmuesit shqiptar! (VIDEO)