Humbjen e vetme në shtëpi e ka pësuar nga Partizani, Edlir Tetova në konferencë: Nuk e mendoj si hakmarrje, por si sfidë…

Edlir Tetova

Edlir Tetova , trajneri i Egnatias ka dalë në konferencën e zakonshme për mediat. Egnatia do të presë nesër Partizanin, në një sfidë që pritet të jetë tepër e luftuar. Në 5 humbjet e ekipit të Egnatias, Partizani është i vetmi klub që e ka mundur në shtëpi. Në ndeshjen e fundit dy skuadrat u ndanë në një barazim, me të kuqtë të cilët janë kthyer në problem për kampionët në fuqi. Edlir Tetova nuk e sheh këtë sfidë si hakmarrje, por si vazhdimësi për të arritur objektivat

DEKLARATA E EDLIR TETOVËS

“Mendoj që gjendja është e mirë, sigurisht kemi disa mungesa të rëndësishme, Xhemajli prej kartonëve, Guindo është me gjendje gripale, Fernando është rikthyer, mund të ketë minutazh, por pjesa tjetër e grupit është e gatshme.

Shumë ndeshje iu ka rënë lojtarëve kryesore, nuk kemi pasur shumë mundësi për të bërë ndryshime ne formacion, por çunat që janë të gatshëm do të shtrëngojnë dhëmbët për këtë ndeshje. Nuk mendoj hakmarrjen, por duam vazhdimësinë dhe mos humbasim ritmin që kemi pasur këtë vit. Mendoj që shumë e rëndësishme është të jetë fitorja prezente, duhet të jemi më të kujdesshëm në vijim që të mos pësojmë gola. Është një mini “Final Four” pasi ne përballemi me Partizanin dhe Dinamo me Vllazninë dhe sigurisht që kjo përbën një element pasi luajën 4 skuadrat më të mira momentalisht.

Partizani ka strategjitë e veta dhe ne kemi tonat, por gjithsecili punon vetë me klubin e vet. Janë edhe 12 javë nga fundi, na duhet vazhdimësi për të ruajtur këtë formë që kemi për ta pasur më të lehtë në fund. Egnatia e vitit të kaluar kishte një grup prej 2 vitesh që unë e stërvisja, por edhe tani jemi në hapat e duhur për të bërë më të mirën për të rikthyer atë Egnatia. Keqardhje nuk kam se e dimë me çfarë skuadrash kemi pasur të bëjmë në Europë”, përfundoi Tetova.

LEXO ME SHUME:“Tani kemi nevojë për vazhdimësi”, Ivan Gvozdenoviç sfidon Egnatian: Ka disa pika të dobëta

Related posts

Humbja e parë e Egnatias në vitin 2025, Edlir Tetova nuk fshihet: Ndeshja më e dobët që kemi bërë

“Binte aq shpesh bilbili sa nuk e dinim ça po ndodhte”/ Bledi Shkëmbi e ka me arbitrin Cjapi: Edhe penalltia nuk e di nëse ishte apo jo

Skënderbeu del nga kriza duke mposhtur Egnatian, Ernest Gjoka pas ndeshjes: Fitore e merituar, nuk e meritojmë këtë renditje

1 comment

Aleksandër Veselinoviç me bilanc “lufte” ndaj Egnatias 14/02/2025 - 13:29
[…] LEXO ME SHUME:Humbjen e vetme në shtëpi e ka pësuar nga Partizani, Edlir Tetova në konferencë: Nuk e mendoj s… […]

Comments are closed

Add Comment