Edi Rama vizitë në Athinë më 20 mars, pritet të çelë ekspozitën e tij

Kryeministri Shqiptar Edi Rama do të vizitojë Greqinë në datat 20-21 mars, ku pritet të hapë në Athinë një ekspozitë me pikturat e tij. Ndonëse jo një vizitë zyrtare, Rama do të zhvillojë takime edhe me disa përfaqësues të politikës për të diskutuar mbi marrëdhëniet mes dy vendeve. Rama pritet të ketë takime me kryetarin e kuvendit Kostas Tasulas dhe presidenten e vendit Katerina Sakellaropoulou.

Sipas informacioneve të para, kryeministri do të mbërrijë në Athinë mesditën e datës 20 dhe menjëherë do të nisë takimet me ministrin e jashtëm Nikos Dendias me të cilin do të ketë edhe një drekë pune. Në formatin e bisedimeve do të jetë e pranishme edhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka si dhe një delegacion diplomatësh për të diskutuar disa prej marrëveshjeve të lëna përgjysmë mes dy vendeve.

Pasditen e datës 20 do të çelë në “Zapion Megaro” ekspozitën e tij, nën shoqërinë e homologut Mitsotakis, për të vazhduar në një darkë pune me të. Agjenda e kryeministrit shqiptar në Greqi do të mbyllet pasditen e datës 21, me pjesëmarrjen e tij  forumin ekonomik të Delfit, ku do të marrin pjesë biznesmenë dhe krerë korporatash nga më të mëdhatë në Greqi.

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 gusht 2024