Edi Rama publikon pamje nga Tuneli i Llogarasë: Kanë mbetur 500 metrat e fundit!

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook”, ka bërë me dije se punimet në tunelin e Llogarasë kanë avancuar. Në fazën në të cilën ndodhen punimet janë hapur 5.5 kilometra nga tuneli i cili do të jetë i gjatë 6 kilometra.

Sipas kryeministrit gjatë javëve të para të 2023 pritet që të përfundojnë plotësisht gërmimet për të vijuar më pas me proceset e tjera të kësaj vepre kaq të rëndësishme infrastrukturore, e cila do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut, duke rritur njëkohësisht parametrat e sigurisë rrugore.

“Kantieri i tunelit të Llogarasë, ku vetëm në 13 muaj nga momenti i nisjes së punimeve, puna ka avancuar ndjeshëm në 5.5 kilometra hapje tuneli nga 6 kilometra totali, çka do të thotë se kanë mbetur 500 metrat e fundit

Në javët e para të 2023 pritet të përfundojnë plotësisht gërmimet për të vijuar më pas me proceset e tjera të kësaj vepre kaq të rëndësishme infrastrukturore, e cila do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut, duke rritur njëkohësisht parametrat e sigurisë rrugore”, shkruan kryeministri.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…