Edi Rama pjesë e finales së “BBV”?/ Ky është fituesi që është përcaktuar para nisjes së emisionit!

Ndër emisionet më të shikuara të momentit padyshim që është “Big Brother Vip”.

Së fundmi, ka qarkulluar lajmi se fituesi i “Big Brother Vip Albania”, është përcaktuar para nisjes së emisionit dhe se çmimi do i dorëzohet nga një person i paparashikueshëm.

Kjo është nisur si pasojë e supozimit të ndjekësve të emisionit që janë prenotuar dy helikopterë për në datë 18 shkurt, ku njeri prej tyre do të shkojë në Vlorë. Kujtojmë se Donald Veshaj është i vetmi banor nga qyteti i Vlorës.

“Është kërkuar dikujt që ka agjenci fluturimesh një helikopter për në datë 18 për ta çuar në Vlorë fituesin e BB VIP dhe dyshimet të çojnë që plani dhe skenari i saj nxjerr fitues Donaldin.”- shkruhet nga ndjekësit.

Mirëpo ajo çfarë ka bërë më shumë përshtypje është lajmi se në finale do të jetë i përfshirë edhe Edi Rama. Burime për “Pamfleti”-n mësojnë se do të jetë pikërisht kryeministri i Shqipërisë, i cili do t’i dorëzojë fituesit çmimin e madh prej 100.000 eurosh.

Related posts

Aldo provokoi Danjën duke i shprehur pëlqim, reagon partneri i saj! “Për këdo që përpiqet të përbaltë…” (FOTO)

ÇPO NDODH?! Aldo i dashuruar me Danjën? Banori ia thotë troç! (VIDEO)

“Familja jote nuk e do atë moj…”/ Jozi kritikon keq Eglin! (VIDEO)