Edi Rama nuk përmbahet/ “Jemi shumë më të pasur se…”

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalimit të tij në 50 vjetorin e themelimit të Akademisë së Shkencave, ka deklaruar se Shqipëria është shumë më e pasur se Zvicra por, vendet nuk dallohen nga ajo që kanë, por nga ajo që dine.

Sipas kryeministrit e rëndësishme është të dish se si t’i përdorësh këto dije në shërbim të vendit.

“Ne dimë. Çështja është si ne këtë dije ta ekspozojmë për shoqërinë dhe ta kthejmë në një dije që i shërben vendit, duke qëndruar mënjanë nga rrjedhat e turbullta kaotike të të përditshmes së vendit.  Shumë njerëz thonë ne kemi ujë, ne kemi diell, ne kemi naftë, ne kemi minerale, ne kemi pyje, male. Ne duhet të jemi si Zvicra, sepse ne jemi shumë të pasur, mirëpo vendet nuk dallohen nga ajo që kanë, por nga ajo që dinë. Zvicra nuk ka sa ne, por Zvicra di më shumë se ne. Nëse shohim investimet në dije dhe shkencë krahasuar me të ardhurat do të shohim që sa më shumë është investuar në dije dhe shkencë aq më shumë janë rritur të ardhurat. Izraeli nuk ka ujë, por është vendi nr 1 në planet për ujin. Ka ekselencën e furnizimit me ujë pa pasur ujë fare, sepse ka dijen. Ne kemi ujë më shumë se të gjithë pas Norvegjisë dhe problemin kryesor kemi ujin. Pse? Për shkak të një trashëgimie të egër si rezultat i padijes”, tha Rama.

Related posts

PD çel ZYRTARISHT fushatën të premten, Berisha fton demokratët: Nisim rrugëtimin drejt fitores! Ja ora e mitingut

Kapteri i Erion Veliajt! Ja kush është Fatmiri në përgjimet

“Luftojmë kundër tre gjigandëve…”/ Kujt po i dërgon mesazh “misterioz” Arben Ahmetaj?!