Edi Rama: Nga 1 maji, çdo shërbim kalon online, s’ka më rradhë apo bakshishe!

Kryeministri Rama ka bërë me dije se duke filluar nga 1 maji do të hiqet çdo sportel për tu zëvendësuar me shërbimet online. Rama e cilësoi këtë si një epokë të re të digjitalizimit në vendin tonë.

”Në 1 MAJ nis epoka e re e shërbimeve pa sportele. Shqipëria ka hyrë në elitën e vendeve më të zhvilluara për qeverisjen digjitale, dhe është ndër të parat që i ofron shërbimet me dokumente përmes platformës kombëtare digjitale. Ky është një stacion historik i Revolucionit Digjital ku mbarojnë radhët, zvarritjet dhe bakshishet e një epoke që ka mbërritur në hapat e saj të fundit”, shkruan Rama.

Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj u shpreh se duke nisur nga 30 prilli, do të ndryshojë mënyra se si administrata i shërben qytetarëve dhe bizneseve.

Do i japim fund njëherë e përgjithmonë korrupsionit e bakshisheve. Do të kemi zero letër të printuar, zero dokumente të humbura zero bojë apo printera që amortizohen.

Brenda 2 viteve të ardhshme, të kemi një sistem të qendërzuar për të gjithë punën e administratës publike. Administrata do të kalojë komplet pa letër. Mezi pres arritjet e radhës“, tha Karçanaj.Sipas një raporti të BERZH, Shqipëria i ka rritur shërbimet digjitale nga 44.1% në vitin 2015 në 83% në vitin 2020 duke u ngjitur në vendin e 17 mes disa vendeve në botë për shërbimet digjitale qeveritare.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur