Edi Rama “hap” thesin/ Ja cilat kategori përfitojnë rritje page të menjëhershme

Pas përfudnimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë për shtyp, ku ka komunikuar vendimet që janë marrë. 

Rama shprehet se do të ketë rritje të pagave për të gjithë punonjësit e policisë, policisë së burgjeve dhe zjarrfikësve. Po ashtu kryeministri shprehet se do të ketë rritje page edhe për Gardën e Republikës.

“Ne sot kemi marrë vendimin që policia e shtetit, nivelet bazë pra të gjithë punonjësit inspektorë dhe niveli i mesëm të kenë një shtesë page 7%. Shtesa më e lartë është për nivelin bazë 15%. Shtesa në vijim është për nivelin e mesëm. E njëjta vlen për gardën e Republikës. Kemi një shtesë për page edhe për policinë e burgjeve, për zjarrfikëse, për administratën publike dhe jo vetëm për nëpunësit në shërbimin publik por edhe punonjësit mbështetës.

Të gjitha vendimet hyjnë në fuqi menjëherë. Pra paga e ardhshme që do të marrin të gjitha kategoritë do të jetë e rritur sipas përcaktimeve në vendimet përkatëse. E njëjta gjë do të ndodhë me pensionet, të cilat janë sic e kemi thënë, riindeksuar dhe kemi rritje prej 9.5% në raport me 1 vit më parë. Kjo do të materializohet në pensionet që do të merren.

Gratë kryefamiljare me 2 fëmijë kanë 2-fishim të ndihmës ekonomike. Po ashtu për të gjithë të moshuarit mbi 65 vjec që janë në kategorinë e ndihmës ekonomike bëhet dyfishim në mënyrë që pesha më e madhe të lehtësohet më shumë”, tha Rama.

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij