Edi Martinit nuk i del inati me humbjen: Partizani nuk goditi një herë portën, nuk kishim fat…

Partizani ka marrë një fitore minimale 0-1 kundër Teutës. Durrsakët shpërdoruan një 11 metërsh me anë të Filit, i cili i kushtoi shumë skuadrës. Ndeshja u vendos në minutën e 2-të shtesë, kur Albers Keko e dërgoi topin në rrjetë dhe i dha fitoren Partizanit. Tashmë kampionët në fuqi janë në pikë të barabarta me Egnatian e vendit të parë, por kanë një ndeshje më tepër në dispozicion për të zhvilluar. Pas përfundimit të ndeshjeve, Edi Martini ka dhënë intervistën për emisionin “Skaner Superiore“.

“Jam i zhgënjyer me rezultatin, jo me lojën. Në pjesën e parë kemi pasur shumë raste të pastra për të shënuar. Humbëm një penallti. Partizani nuk gjuajti asnjë herë në portë. Ajo për të cilën jam shumë i zhgënjyer, janë zëvendësimet. Më dhemb si humbje. Ato që duhen në këto momente janë pikët. Futbolli është edhe çështje fati. Penalltia e humbur dhe një gol aksidental në fund, nuk e prisja që mund të ndodhte diçka e tillë”.

Related posts

E FUNDIT/ Dorëzohet federata serbe, kërkesë UEFA-s që të ndryshojë stadiumin me Shqipërinë; shkak bëhen huliganët

Bylis “pre” e lehtë për Edlir Tetovën, por statistikat ndaj Mirel Josës i ka kundër

“Të largojmë idiotët që përdorin futbollin për ideologji”, Ceferin nga Tirana mesazh Federatës serbe: Këta njerëz nuk e duan futbollin