“Shumë gabime, nuk luajtëm siç dimë”/ Edi Martini i pakënaqur dhe zbulon problemin: Humbëm ritmin dhe bëmë shumë pasime gabim

Edi Martini

Edi Martini, trajneri i Vllaznisë foli pas ndeshjes Egnatia-Vllaznia, që u mbyll me barazim me rezultatin 0-0.

“Ndeshje shumë e tensionuar, me gabime pasimesh pafund. Egnatia nuk duhet të vlerësohet deri në atë pikë sa të bëjmë gabime pasimesh që në fillimin e ndeshjes. Nuk ishim mirë, sidomos në qarkullimin e topit. Bëmë pjesë të parë jo të mirë, me daljen e Kastratit na mungoi shpejtësia dhe dalja në krah. Patëm rast, por megjithatë unë them se nuk ishte dita jonë sot. Nervozizëm dhe frikë për të fituar ndeshjen. Ishim me 1 lojtar tepër, ishte me karton të verdhë Sala dhe nuk doja të rrezikoja.

Nuk gjetëm kohën, kishte pasime gabim. Disa herë nuk kishim mundësi të ndërronim, që e kemi të rëndësishëm. Ndeshje që nuk duhej humbur me patjetër. Nuk ishte loja që jemi mësuar të bëjmë. Të kishte qenë një mënyrë tjetër, si në Shkodër, sot do fitonim. Mënyra si luajtëm them se barazimi ishte rezultati më i saktë.

Krymi dhe Pusi nuk ishin në ditën më të mirë. E fillova me 4 që të ulja ritmin e Egnatias. Mora masa në krahun e majtë të tyre, mendoj se ia arrita në pjesën e dytë. Ne nuk kishim ardhur sot të mbroheshim, por të sulmonim dhe fitonim ndeshjen. Nuk ishim në ditën më të mirë dhe jam i kënaqur me barazim”, u shpreh Martini për “RTSH”.

Related posts

“Kemi dy rregullore në Shqipëri!”/ Tetova shpërthen pas vendimit të arbitrit dhe zbulon pse tërhoqi skuadrën: I kërkova që të shihe…

Barazim me polemika të mëdha: Egnatia–Vllaznia përfshihet nga kaosi (video)

FSHF jep detajet: Ja si do të shpërndahen biletat për tifozët shqiptarë në Varshavë