“Do flas me presidentin, do të shoh vendin tim”, Edi Martini jep shenja largimi nga Teuta: Pikët ikin, gjendja rendohet

Edi Martini

Edi Martini, trajneri i Teutës u shfaq tepër i zhgënjyer, pas disfatës 0-2 që skuadra e tij regjistroi në shtëpi ndaj Partizanit. Në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes, tekniku shkodran deklaroi se do të rishikojë pozicionin e tij, për sa i përket të ardhmes.

DEKLARATA E EDI MARTINIT

“Të vjen keq që humbet kjo ndeshje, pa justifikuar mungesat. Luajtëm patëm rastet tona për të shënuar. U dënuam sa filloi pjesa e dytë. Tentuam të sulmonim, Partizani ishte më i freskët, më konkret. Jazexhi dhe Lloci na mungonin sot. Djemtë u munduan të luanin, dhanë maksimumin. Humbja dhemb, pikët ikin dhe gjendja rëndohet.

Kthimi i Krujës në pozicionin e Jazxhiut, kishim shumë probleme në atë krah, edhe largimi i Beqjas la një boshllëk. Partizani ishte më i freskët edhe nga ana mentale. Eliminimi në Kupë ishte i dhimbshëm. Si pasojë e të gjitha këtyre vjen edhe kjo lojë kështu.

Nuk merrem me punët e Partizanit, merrem me punët e mija. Pikët ikin, i pari që merr përgjegjësitë është trajneri, unë marr përgjegjësitë e mija për këtë ndeshje. Duhet reflektuar, do ulem të diskutoj me presidentin. Në qoftë se gjërat nuk shkojnë i pari që duhet të reflektojë është trajneri. Do ulem do të reflektoj dhe do të shikoj vendin tim”, u shpreh Edi Martini.

Related posts

Qazim Laçi largohet nga Sparta e Pragës, firmos kontratë 3-vjeçare me klubin e ri

Ishte në konfliktin Armeni-Azerbajxhan, UEFA vendos një ushtar për arbitër në sfidën e Dinamos

VIDEO/ Ausilio i pret “biletën” Asllanit, drejtori i Interit: Duhet të gjejë ekip tjetër